Nga finalja çmendur e 1992-it tek “Euro 2012”, ja precedentët në duelet Gjermani-Danimarkë

Date:

- Advertisement -

Gjermania dhe Danimarka janë përballur në total plot 28 raste, ndërsa bilanci i shkon në favor “Pancerave”. Vlen të përmendet kampionët e 4-fishtë në rangun e Botërorëve numërojnë 15 fitore, kundrejt 8 të danezëve, ndërsa 8 ndeshe janë ndarë në barazim.

DEBUTIMI – Dueli i parë mes përfaqësues të mësipërme daton prej 6 tetor i vitit 1912, e vlefshme në spektrin e miqësores, e mbyllur me suksesin e 3-1 të Danimarkës. Pjesa dërrmuese e sfidave i përkasin miqësoreve. Ballafaqimi i parë në një kompeticion elitar konsiston me Botërorin e vitit 1986, i zhvilluar në Meksikë. Bëhet fjalë për duelin në grupin E, e mbyllur me shifrat 2-0 në adresim të danezëve.

KAMPIONATI EUROPIAN – Takimi i parë në një Europian është ai në “Euro 1988”, ndërsa Gjermania po lulëzonte jo vetëm në futbollin europain, por edhe në atë botëror. Të besuarit e ish-trajnerit Franc Bekenabuer fituan me golat e Klinsamn dhe Ton.

TRIUMFI HISTORIK – Nuk ka se si të harrohet Kampionati Europian i etapës 1992, mbi 30 vite më parë, kur danezët, të cilët fillimisht nuk ishin kualifikuar për turneun dhe u ngjitën vetëm për shkak të përjashtimit të Ish-Jugosllavisë, morën pjesë në finalen e Goteborgut (Suedi). Nordikët fituan 2-0kundër “Pancerave” me golat e Xhohn Jensen (19′) dhe Kim Vilfort (78′).

PRECEDENTI I FUNDIT – Skuadra gjermane fitoi duelin e fundit në një Kampionat Europian 2-1 në fazën e grupeve 2012 me një gol të Lars Bender.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ana e errët e Europianit! Skema që dogji Shqipërinë, gjermanët: Pati fiksime rezultatesh dhe kalkulime

Ky Europian duket hequr pjesëmarrjen e Shqipërisë, nuk ka...

Momenti kur Astrit Avdylit i vihen prangat, shikoni si tenton t’i shpëtojë policisë (VIDEO)

Ditën e sotme është arrestuar koka e bandës së...

Analizë/ Krahasimi mes De Biazit dhe Silvinjos, kush rezultoi trajner më i mirë me Shqipërinë në Europian?

menjëherë historinë pasardhëse me ta. Pika tjetër ku Silvinjo kryeson...

“Silvinjo ka bërë diçka të mrekullueshme”, Broja vlerëson trajnerin: I gjeta çunat më të bashkuar

Armando Broja ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo...