“Nga i gjeti arbitri ato 8 minutat shtesë?”! Në Kroaci ndihen të vjedhur, mendojnë se Danny Makkelie mezi priste golin e Italisë

Date:

- Advertisement -

Gjyqtari holandez Danny Makkelie është një figurë e urryer në Kroaci. Mendimi absolut është se 41-vjeçari pati një ndikim të rëndësishëm në lojë dhe se vendimi për të shtuar tetë minuta shtesë është krejtësisht i çmendur. Luka Modric ka qëndruar para kamerave i përlotur. Kështu ishin shumica e shokëve të tij të skuadrës. Askush nuk beson se sesi holandezi gjeti tetë minuta shtesë.

“Nuk e merituam atë gol. Nuk e di ku i gjeti arbitri këto tetë minuta? pyet Modric, ndërsa trajneri Zlatko Dali? shton: “Nuk ishte rastësi që ai ishte atje. Ai na goditi gjatë gjithë lojës dhe kulmi ishin ato tetë minuta shtesë. Ne jemi një bezdi, ky është një fakt. Ka pasur gjashtë zëvendësime, kjo është maksimumi tre minuta, ka pasur minuta VAR, pra gjithsej katër, dhe ai ka dhënë tetë, më vjen keq”, tha Dali?. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...