Luftëtari i MMA, Conor McGregor ka befasuar jo pak fansat e tij me propozimin e tij të pazakontë të bërë së fundmi në rrjetet sociale.
Ish-kampioni i dy divizioneve të UFC, përmes një postimi në X ka deklaruar se synon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Irlandës që do të mbahen vitin që vjen.
Teksa e përshkruan veten e tij si “zgjidhja e vetme logjike” për të mbajtur këtë post, sportisti 36-vjeçar i arteve marciale të miksuara thekson se ai është kandidati më i kualifikuar për të udhëhequr bashkëatdhetarët e tij.
Ai gjithashtu shkroi në postim se si president do të ketë fuqinë për të thërritur parlamentin dhe për ta shpërndarë atë nëse populli irlandez do të ishte i pakënaqur ndaj tyre.
Mandanti i presidentit në Irlandë është 7 vjet.