Ngjarja në Larushk/ Atentatorët festuan pas vrasjes së Sinos, dyshohet se janë nga Fushë-Kruja

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja vazhdojnë të zbulohen rreth vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së dy djemve të Gentian Bejtjes, 10 dhe 13 vjeç. Sipas hetuesve, kjo ngjarje është një hakmarrje e pastër, teksa është shpallur në kërkim edhe Gentian Bejtja, i cili nuk ka shkuar në spitalin e Traumës për të parë gjendjen e djemve të tij, por është larguar në një destinacion enigmë.

Grupi hetimor i ngjarjes, sipas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së një kushëriri të Gentian Bejtjes, ka arritur të zbulojë edhe një detaj, që jep mjaft indicie në lidhje me prapaskenën që çoi në këtë atentat të pamëshirshëm e gjakatar. Pasi kanë shkrehur 28 herë armën mbi makinën e Ramazan Sinos, vrasësit janë entuziazmuar nga kjo “arritje” e tyre.

Nën gëzim e eufori ata e kanë festuar këtë “sukses” me breshëri armësh në ajër, teksa të tre më pas kanë shkuar në mjetin tip “Golf 5” dhe janë larguar drejt Tapizës, ku kanë djegur mjetin dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Këto gjeste të autorëve dëshmojnë një hakmarrje të pastër, pasi me të vetën, ata kanë vënë nderin e tyre në vend.

Sipas policisë, në atentat kanë marrë pjesë plot 4 persona, një shofer dhe 3 atentatorë të armatosur me kallashnikov. Vrasësit besohet se janë të zonës së Fushë-Krujës, pasi kishin arritur të mësojnë edhe lëvizjet e Bejtjes dhe mbërritjen e tij në vilën në Larushk të Fushë-Krujës. Gjithsesi, dyshohet se Bejtja është larguar nga makina vetëm pak minuta para se makina të goditej me 28 plumba.

Siç dihet, Sino punonte si shofer dhe si ftues në prokurorinë e Apelit, duke mbajtur korrespodencë dosjesh mes gjykatës dhe prokurorisë. Të vetmet pamje filmike, që tregojnë momentin e krimit, janë ato të sekuestruara në banesën e Gentian Bejtjas. Por këto filmime nuk ndihmojnë për identifikimin e vrasësve, për shkak të errësirës së natës.

I vetmi dëshmitar i këtij sulmi me armë, është kushëriri i Gentian Bejtjas, i cili ka treguar se ka dëgjuar krismat dhe ka dalë menjëherë në ballkon të shikonte çfarë ndodhi. “…Me të dëgjuar krismat, dola të shikoja nga kati i dytë i banesës sime, që është ngjitur me atë të Gentjan Bejtjas, të cilin e kam kushëri, se çfarë kishte ndodhur.

Në atë moment, unë pashë tre persona të largoheshin me vrap, por nuk munda të njihja asnjërin prej tyre. Arrita të dalloj që një prej atentatorëve i priti në makinë. Me t’u afruar te makina, ata qëlluan sërish me breshëri, këtë herë në ajër dhe u larguan me shpejtësi…”, ka pohuar në polici dëshmitari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...