Ngjarje e rëndë në SHBA, shqiptari vret gruan e më pas veten

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, më 18 Qershor në Indiana, SHBA.

Mediat raportojnë se një 49-vjeçar shqiptar me banim në Huntertown ka qëlluar disa herë ndaj gruas së tij 48-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten e tij.

Një person thirri policinë mbrëmjen e së dielës duke thënë se nevojitej kujdes mjekësor në adresën e shtëpisë së shqiptarëve. Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti të vdekur 49-vjeçarin Arben Gllafce dhe gruan e tij Arjana Gllafce.

Vdekja e Arben Gllafcës thuhet se është shkaktuar nga plaga me armë zjarri dhe mënyra e vdekjes cilësohet si vetëvrasje. Ndërkohë që vdekja e Arjana Gllafcës është shkaktuar nga plagët e shumëfishta me armë zjarri dhe mënyra e vdekjes cilësohet si vrasje.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen ende. Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e Arjana Gllafces si vrasjen e 13-të në qark për këtë vit.

Familjarët e shqiptarëve thuhet se janë njoftuar për ngjarjen e rëndë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...