Nigeriani mashtron biznesmenin shqiptar, i merr 25 mijë euro

Date:

- Advertisement -

Është shpallur në kërkim shtetasi Sebastian Negbenedor, nga Nigeria. Ky i fundit dyshohet se ka mashtruar një biznesmen shqiptar duke i marrë shumën prej 25 mijë eurosh. Biznesmeni E.B., prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk, që konsiston në import detergjentesh kryesisht nga shteti Italian.

Shqiptari ka deklaruar se më 7 shtator 2022 i ka mbërritur një email ku i kërkohej një shumë prej 25 mijë eurosh, që ta dërgonte në llogarinë e kompanisë por tashmë jo në Itali, por në një llogari në Gjermani. Biznesmeni ka bërë pagesën, por kuptoi që po mashtrohej mashtruar në momentin që u kontaktua nga kompania italiane, e cila i kërkon të bëjë pagesën.

Shqiptari në këtë moment i ka dërguar kompanisë transfertën, që kishte kryer dhe italianët i janë përgjigjur se nuk janë ata përfituesit. Pas denoncimit nga biznesmeni shqiptar, Prokuroria në kuadër të hetimeve iu drejtua autoriteteve gjermane dhe atyre turke, për të identifikuar IP-në nga ishte dërguar emaili.

I dyshuari për mashtrim është nga Nigeria me banim ne Dublin të Irlandës, i cili u identifikua si Sabastian Negbenedor. Nigeriani akuzohet për “Mashtrim Kompjuterik” , teksa i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë të tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...