Njeriu i librave që thyente tavolina kur pësonte gol Shqipëria në minutë të fundit, njihuni me babain e Ardian Ismajlit

Date:

- Advertisement -

Zakonisht jemi mësuar që të tregojmë histori të lojtarëve të Shqipërisë dhe familjarëve të tyre që vinin nga një vuajtje ekstreme. Këtë herë do të flasim për një tjetër natyrë, për origjinën nga buroi mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Dikur ishte pjesë e Kosovës U-21 me shiritin e kapitenit dhe në momentin që iu dha rasti për të përfaqësuar Shqipërinë, sa hyri për herë të parë në fushë, nuk është larguar më prej saj, titullar i padiskutueshëm.

Babai i Ardianit është Ilmiu, teksa shumëkush që e njeh e etiketon vetëm me një fjalë: “ZOTËRI”. Studimet e veta i mbaroi me masterin e ekonomisë, por djalin e tij e dërgoi për…”Kirurgji”. Po, Ardiani dallohet për ndërhyrjet kirurgjikale në mbrojtje, shpeshherë i kemi parë në Serinë A dhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

Ilmiu është një person i apasionuar pas leximit, ka shfletuar gjithçka nga rilindasit tanë e deri te shkrimtarët e viteve të fundit. Pa harruar edhe shumë botime shkencore të fushave të ndryshme, teknologji, ekonomi apo mjekësi.

E një njeri i tillë, kaq shumë i kulturuar dhe i lexuar, me post të një zyrtari të lartë në Qeverinë e Kosovës, ka pasur gjithmonë një pikë të dobët. Ai dilte gjithmonë nga vetja kur shihte ndeshjet e Shqipërisë me Ardianin e vogël që ndodhej në shtëpi. Tavolinat që gjendeshin aty afër do të përfundonin gjithmonë përtokë kur Kombëtarja pësonte gol në minutë të fundit. Në rastin më të mirë duhej vetëm që t’i ngrije për t’i lënë në vendin e tyre, në më të keqin, duhej të mblidheshin copat.

Ishte ndoshta momenti i vetëm kur Ilmi Ismajli dilte nga vetja, për t’u mos njohur as nga familjarët e tij. E kur kthen pas kokën, vetë Ilmiu shprehet se nuk mund ta imagjinonte dot ndonjëherë që djali i tij të ishte pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë.

Tani të gjithë së bashku, kërkojmë kualifikimin në Europian. Por jo gjithçka ka shkuar vaj për Ardianin dhe babain e tij. Vuajtjet që ka kaluar Ilmiu në një periudhë të caktuar kohe sa i përket djalit futbollist, i di vetëm shpirti i tij.

Për momentin nuk do të flas asgjë më tepër dhe nuk do të ndaj asgjë, me askënd. Një tjetër veçori e babait të mbrojtësit të Kombëtares, që gjithmonë i përtyp dhe i kapërdin situatat më të vështira në vetmi, pa i dhënë zë dhe jehonë ku do të gjente mbështetje të madhe.

Kur Ardiani iu bashkua Shqipërisë, kuqezinjtë ishin në një nga momentet më të këqija dhe nga ana tjetër Kosova po shkëlqente. Komentet e shumta nga gazetarët shqiptarë të tipit: “Si ndihesh kur fiton Kosova dhe Shqipëria po humbet pasi e le Kosovën për Shqipërinë”, ishin vetëm pak nga ato që të trazonin shpirtin dhe nuk të linin që të bëje gjumin e qetë.

“Përse duhet të ndodhi e gjitha kjo?”, pyeste veten shpesh babai i Ismajlit. Historia e tij do të jetë shumë “e bukur” kur të zbulohet e gjitha, por për momentin, Ilmiu ka lënë Ardianin që të flas me karrierën e tij. Në momentin që mbrojtësi të arrijë të marrë maksimumin nga karriera, atëherë do të kemi shumë për të zbuluar. E teksa e sheh Kombëtaren duke luajtur, Ilmiu ka të njëjtin pasion dhe vëmendje, si në vitet e shkuara. Ai nuk është i fokusuar vetëm te djali i tij, për të mos thënë fare, më shumë zgjedh që të komentojë performancën e lojtarëve të tjerë pasi kërkon si çdo tifoz tjetër vetëm fitoren e Shqipërisë. Njeriu i librave dhe i kulturës që i ndizet gjaku vetëm kur luan Kombëtarja, ky është në pak fjalë Ilmi Ismajli. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...