Njihet si anti-shqiptar i tërbuar! Kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç fton nacionalistin serb të bëhet ‘Qytetar Nderi’ në Mal të Zi

Date:

- Advertisement -

Pas Vlade Divaç, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka ftuar tenistin e njohur serb, Novak Djokoviç, i cili njihet për qasjen e tij anti-shqiptare dhe ekstremiste serbe të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi.

Teksa vizitoi ekipin e basketbollit në Manila, në kuadër të triumfit të malazezëve, të cilët kalua turin e parë të Mundobasket, kreu i Malit të Zi ka shprehur dëshirën për të bërë “Qytetar Nderi”, Djokoviç, nacionalistin serb i cili njihet për qasjen e tij anti shqiptare.

“Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divaç është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokoviçin. Është një adhurues i madh i Malit të Zi, qëndron shpesh aty, çfarë ka më mirë se të mblidhemi nga njerëz rreth të cilëve kemi mendime të pandara. Rreth të cilit është e lehtë të gjallërohen të tjerët, për të ndjekur shembullin e tyre, edhe nëse ai është i paarritshëm. Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime është e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, tha Abazoviç.

Abazoviç ka shpjeguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij.

“Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviç.

Gjokoviç është një tenist i talentuar por ai është edhe një ekstremist i sëmurë. Disa herë është shfaqur me deklarata dhe qëndrime nacionaliste.

Një rast, pikërisht në Malin e Zi, gjatë një darke në Budva, u pa të shoqëronte me gjeste një nga këngët antishqiptare që qarkullojnë në rajon, teksa pamjet kanë bërë xhiron e botës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...