Njihuni me zyshën nga Shkodra që i zhvati 200 Milionë Lekë kolegëve dhe u zhduk

Date:

- Advertisement -

Një denoncim i rëndë mbi një mësuese të shkollës 9-vjeçare Martin Camaj në Shkodër ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga kolegë të saj.

Marinela Harmatini akuzohet nga kolegët e saj se i ka zhvatue shuma të mëdha parash me arsyetim nevojën për ndihmë dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ajo mësohet t’i ketë mashtruar ata duke i thënë se babain dhe të shoqin sëmurë, teksa kur ajo u zhduk pa gjurmë u kontaktua nga kolegët e gruas. Bashkëshorti i saj u tha se nuk kishte dijeni për kërkesat e të shoqes dhe se kjo e fundit e kishte denoncuar për përdhunim.

Mësohet se Harmatini është larguar tek familjarët e saj në Kanada. Ajo zhvati nga kolegët e saj në shkollë shuma që varionin mbi 5 milionë lekë.

DENONCIMI:

“Pershendetje JOQ.

Po ju shkruajme ne lidhje me nje skeme mashtrimi, ku nje pjese e madhe e nje grupi mesuesash te 9 vjecares Martin Camaj dhe te shkolles ne Bahcallek, kane rene viktime nga nje kolege e jona. Behet fjale per mesuese Marinela Harmantinin.

Kjo zonje, na eshte lutur per shuma monetare si borxh per te “kuruar” te shoqin qe thoshte se e kishte ne “gjendje te rende” dhe me vone te atin. Gjithmone ishte duke qare. Dikush i ka dhene 5 milion te vjetra, dikush ka hyre ne banke per te marre overdraft per t’ia dhene kesaj. Dikush me pak dhe dikush me shume. Jane me shume se 50 persona qe jane mashtruar nga kjo zone gjate nje kohe prej 3 vitesh.

Kemi bere denoncim edhe ne polici. Kemi kontaktuar te shoqin dhe shprehet se nuk ka qene ne dijeni te kesaj veprimtarie te se shoqes. Madje edhe kete e ka denoncuar ne polici sikur gjoja e perdhunonte. Tani zonja ka fikur telefonin dhe eshte zhdukur drejt Canadas ku ka te bijen, nanen, baben dhe te vellan.

Jemi perpjekur te kontaktojme me familjaret e saj, por me kot. Askush nuk na pergjigjet. Keto jane pare djerse dhe mundi qe ia kemi dhane per mire, por qe nje dite te na i kthente. Gjithmone na i ka kerkuar per nje muaj.

Ka 2 jave qe eshte zhdukur. Burri nuk ka kene ne dijeni te ketyre mashtrimeve te saj, sepse ai na pergjigjet ne telefon.

Por i shoqi eshte i mbarum, nuk i ka lane as buken e gojes ne shtepi. Edhe ate e ka zhyt ne banka.“/ Burimi i lajmit: JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...