Notat e lojtarëve të Kombëtares/ Mitaj sjell Marcelon te Shqipëria, Armando Broja si dikur, Asllani më i miri

Date:

- Advertisement -

Shqipëria arriti që të fitonte me shifrat 3-0 kundër Lihtshtejnit në ndeshjen miqësore. Një test shumë i mirë i kuqezinjëve, që nisin në mënyrën më të mirë përgatitjet e tyre të EURO24. Më poshtë gjeni vlerësimet dhe notat e lojtarëve të Kombëtares. Për shkak se ishte një ndeshje kundër një rivali jo të fort, kemi zgjedhur që të japim vetëm notat e disa prej lojtarëve më interesant të takimit.

Mario Mitaj (7): “Është një peshë e rëndë te Shqipëria. Ka si idhull Marcelon, por këtë të fundit e ka sjellë te Shqipëria me stilin e lojës së tij. E ka treguar veten duke dribluar Kulusevskin apo nga 3 lojtarë të Çekisë dhe Polonisë, nuk mund të ndodhte ndryshe kundër Lihtshtejnit. Për një moment dukej se nëse e lije të vetëm në krahun e majtë me 11 kundërshtarë të Lihtshtejnit, sërish nuk do ta hiqte topin nga këmba. Është fenomen dhe një gjetje brilante e Silvinjos, vetëm për t’u duartrokitur”.

Bajrami (6.5): “Elegancë në mesfushë. Pavarësisht minutave të pakta te Sasuolo, Bajrami është i pazëvendësueshëm te Shqipëria, është i tjetërsuar në Kombëtare. Mënyra sesi e kontrollon topin, idetë që ka për lojën dhe aksionin, mënyra sesi e driblon kundërshtarin edhe me një lëvizje trupi është në një nivel tjetër. Na hoqi të gjithë frikën e mosaktivizmit në Serinë A, është gati për Europianin”.

Kristjan Asllani (7): “Është truri i kësaj Shqipërie. Horizonti që ka për lojën e veçon tërësisht nga gjitha pjesa tjetër. Ka gjithmonë një sy në cepin që asnjë kundërshtar nuk e mendon pasimin dhe ia del gjithmonë me sukses. Kap tërësisht në befasi kundërshtarët me një pasim dhe me një kundërsulm të frikshëm me Brojën dhe Asanin, Asllani do t’u servir shumë topa që me pak fat, mund të kthehen edhe në gola. Brilant, shumë magji në këmbët e tij”.

Arbër Hoxha (6): “Po ingranohet me Kombëtaren, por do ende kohën e tij. I mungoi efikasiteti në momentet e fundit për të dhënë pasimin e duhur apo për të bërë goditjen e duhur. Por në disa momente gjatë ndeshjes e tregoi se ka një vlerë të madhe dhe aftësi fantastike për të dribluar lehtësisht kundërshtarët. Ka ende punë përpara”.

Jasir Asani (6.5): “Mjafton një goditje e vetme për të zgjidhur ndeshjen. Zoti i ka dhënë një dhunti të madhe, një talent të madh dhe Jasiri e ka shkrirë të gjithin për Shqipërinë. Një moment, një goditje dhe Asani e dërgon në cepin e rrjetës. Preferon gjithmonë golat spektakolar, ato nga distanca, Jasirin nuk e shihni kurrë duke shtyrë topin në rrjetë. Dhe ndaj rivalëve si Italia, Kroacia apo Spanjë, kjo është mënyra e vetme sesi mund të shënojmë”.

Armando Broja (6.5): “Duket qartë se Broja po e lë pas dëmtimin e madh që kaloi. Pavarësisht se kaloi dëmtimin më të rëndë të një futbollisti dhe shumë prej lojtarëve nuk kthehen dot më në formën e tyre të dikurshme, për fatin e mirë, Broja është kthyer si dikur. Si të kishte një magnet te këmbët, dilte me top edhe në zona të mbushura me shumë kundërshtarë. Arrin të shënojë një gol që do ta ndihmojë shumë në aspektin psikologjik, çlirim për të. Frika e vetme është mungesa e minutave dhe mbyllja e parakohshme e ndeshje në pjesën e dytë për shkak të rendimentit fizik”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...