Notat e Shqipërisë
Etrit Berisha (6.5): “Ishte një prej më të mirëve të ndeshjes. Kishte kohë që porta jonë nuk merrte notë pozitive, Berisha na bëri të kuptojmë që Shqipëria ka edhe një portier, përpos reparteve të tjera. Nuk kishte asnjë përgjegjësi te goli i pësuar, kryen një pritje fantastike që na shpëton nga pësimi i golit të dytë. Ofron siguri në Pragë dhe pse nuk është “portieri i së ardhmes”, ku pika e vetme e dobët janë pasimet e gabuara me këmbë që shpeshherë përfundojnë te kundërshtari”.
Ardian Ismajli (6.5): “Vazhdon të jetë garanci e madhe në prapavijë për Shqipërinë. Dy largime topi disi jo shumë të kujdesshme mund t’i kushtonin shtrenjtë Kombëtares, por merr rolin e heroit duke hequr një gol të sigurt me ndërhyrjen e tij, teksa u vendos si mur para portës. I ndan mirë detyrat e mbrojtjes dhe mban nivelin e lartë”
Berat Gjimshiti (7): “Kapiten, na kishe munguar! Më në fund shiriti gjeti kapitenin e vërtet të anijes, me të, nuk do të mbytemi kurrë. Ka kohë që mban nivelet e larta te Shqipëria. Ndeshja kundër Çekisë ishte në perfeksion. Gjimshiti dukej para sulmuesve të Çekisë si të ishte mbrojtësi i Manchester City dhe jo i Atalantës. Leksione mbrojtje që arbitri Taylor i ka parë shpesh në Premier League dhe i aprovonte gjithmonë me kokë ndërhyrjet e Gjimshitit, lojtarët çekë duhej të ngriheshin dhe të mos humbisnin kohën duke stimuluar”.
gjithmonë diku? Pas një ndeshje të mirë në 90 minuta, i lë të gjithë shqiptarët me zemër të ngrirë derisa dëgjojnë bilbilin e një anglezi që nuk para i fryn për të tilla ndërhyrje të pësuara. Një ndeshje e mirë e shkodranit e bërë deri në atë moment të fundit, që mund të rezultonte fatal. Flasim gjithmonë që një pavëmendje, një detaj dhe gabim individual mund të vendos ndeshjen, ndërsa Hysaj e përsërit edhe në Pragë në një moment. Për fat, kundërshtari e goditi në atë moment, pasi historia do të kishte një tjetër fund. Hysaj mund të kthej në dramatike edhe situata që janë fare të lehta për t’u zgjidhur, futbolli është arti i bukur kur luhet thjeshtë”.
Kristjan Asllani (6.5): “Ka magji në këmbët e këtij djaloshi. Pasimi i dhënë për Sokol Cikalleshin ishte i notës 10. Na kujtoi kohën e Ronaldinhos kur shokët e skuadrës vetëm duhej të ngrinin dorën se ku e dëshironin topin dhe sfera mbërrinte menjëherë aty. Kështu edhe me Asllanin që ka potencial të jashtëzakonshëm. Mëkat i madh që Inzaghi nuk e aktivizon dhe për këtë arsye Kristjani shfaq probleme fizike. I vetmi minus për të është “shkujdesja” në disa momente kur duhet të jetë më mirë i vendosur në lojën pa top. Kështu edhe në momentin e golit, nuk ishte afër askujt nga kundërshtarët, por mbajti autorin e golit në lojë”.
vazhdimisht kërcënues sa herë që prek topin, bënte sprinte të gjata dhe i hedh lehtë kundërshtarët me trup, qofshin edhe të Çekisë në këtë rast, që shquhen për fizikun e tyre. Mbrëmje e përsosur! Sa keq që Daku nuk i dha topin, Bajrami do të dinte sesi ta trajtonte”.
Jasir Asani (6.5): “Ishte padyshim lojtari më i rrezikshëm nga sulmuesit. Ka aftësi teknike shumë të mira që i dëshmon në kontrollin e topit dhe driblimet në Pragë. Pasimi i dhënë për Cikalleshin ishte po i një niveli tjetër, ku tregon nuhatjen dhe zgjuarsinë e një futbollisti të denjë për nivele të tilla. Një prej lojtarëve që kryente “punën e pistë” te Shqipëria, ka vjedhur më shumë topa se të gjithë nga këmbët e lojtarëve çekë. Kombëtarja jonë nuk krijoi shumë raste sulmuese në këtë ndeshje, e vetmja mënyrë ishte nëse Asani “vidhte” një top dhe kështu ndërtohej aksioni ynë i rrezikshëm. Si edhe në rastin e golit ku pas një gabimi, Asani vazhdon të ushtrojë presion, duke e detyruar çekun që të gabojë dhe më pas Bajrami lëshoi predhën”.
Taulant Seferi (5.5): ”Vinte nga një formë e mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka një kontroll të mirë të topit dhe jo të keq sensin e driblimit, por e shfaq vetëm në disa raste, jo gjithmonë. Shpeshherë zgjedh që të luajë thjeshtë dhe kjo thjeshtësi në atë pozicion ku Seferi ndodhet, i ul shumë pikë performancës së tij. Praktikisht ishte pa gabime, por pa u dalluar për asgjë”.
Sokol Cikalleshi (5): “Cikalleshi na ka mësuar gjithmonë me dy versione të vetes së tij. Një version është e ditës jo të mirë, kur shihet i lodhur fizikisht që në minutat e para dhe versioni tjetër është ai i idealit, ku kthehet në “kafshë” fizikisht, shtyn përpara i vetëm Shqipërinë dhe është krijon pafundësisht hapësira për dy sulmuesit e krahut. Këtë herë, fatkeqësisht, ishte varianti i parë. Pavarësisht se i kishte shënuar pak vite më parë Çekisë, Cikalleshi nuk e mban të njëjtin ritëm. Dukej i lodhur që në duelet e para, çekët po fitonin çdo dyluftim kundër tij. Asllani i dha pasimin e ndeshjes për ta kthyer në hero, nuk ishte mjaftueshëm i kujdesshëm për ta kthyer në gol. Do të kuptohet nëse do të ishte pjesa e dytë dhe lodhja e madhe fizike do t’i humbiste disi qetësinë përpara porte, por ishte vetëm pjesa e parë. Edhe vetë Cikalleshi e kuptoi se nuk bëri ndeshje të mirë, largohet si zëvendësimi i parë i Silvinjos”.