Ndërsa dalin modelet e reja të telefonave iPhone-ve është e pritshme që vlera e më të hershmëve të bjerë dhe mund t’i gjejmë ato me çmim shumë më lirë. Por, kjo nuk ka ndodhur me Iphon-in e 2007, i cili së fundmi ka dalë në ankand në SHBA dhe u shit për plot 190,372.80 dollarë.
Kjo edhe për shkak se në atë kohë nuk u prodhuan shumë nga ky model, duke bërë që shumë koleksionistë të iPhone-ve ta konsiderojnë të rrallë. Modeli tërhoqi plot 28 oferta dhe u shit me një vlerë 400 herë më të lartë se çmimi origjinal.
Vetë shtëpia e ankandeve, e përshkruajti atë si “tepër të rrallë, të mbyllur nga fabrika dhe modeli i parë i 4GB në gjendje perfekte”.
BBC shpjegon se Ky model doli në treg me një çmim prej 599 dollarësh dhe pritej që të shitej në ankand me një vlerë 50 deri në 100 mijë dollarë, por në fakt ia doli të thyente çdo rekord të mëparshëm.