Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka tronditur Shqipërinë.
Prindërit e tij, të shkatërruar nga humbja, folën për herë të parë duke dhënë një mesazh fisnik, duke bërë thirrje për paqe dhe duke refuzuar hakmarrjen.
“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.
“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.
Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata u shprehën se deri tani nuk kanë asnjë informacion.