Ka shkaktuar debat të madh një video intime e shpërndarë gjatë ditëve të fundit në aplikacionin Whats App.
Në thelb videoja intime e një vajze që ia çon të dashurit nuk përbën interes publik, por rrethanat e publikimit të saj si edhe deklaratat se është gjetur në telefonin e një shumë të kërkuari kanë shtuar intrigën, por edhe vëmendjen e publikut për rastet e lidhjeve të grupeve kriminale me botën mediatike dhe më gjerë.
Në media u aludua se vajza në video ishte prezantuesja Luana Vjollca, e cila mohoi kategorikisht diçka të tilla duke treguar diferencat në trupin e vajzës së videos dhe të asaj.
VoxNews ka siguruar videon origjinale ku nuk është moderatorja Luana Vjollca por një vajzë tjetër dhe video është e transformuar nga Inteligjenca Artificiale.
Për shkaqe etike ne nuk mund ta publikojmë videon por për ta parë atë klikoni linkun dhe mund të bëni dallimet që duken .
Siç duket dhe nga pamjet nuk është moderatorja Luana Vjollca por një vajzë tjetër ku është marrë fytyra e moderatores dhe është vendosur në video./VoxNews