“Djalli” është kthyer në “engjëll”. Milani i ka zhgënjyer të gjithë në mbrëmjen e sotme kundër Interit. Një gjymsëfinale me shumë emocione pritej, por zikaltërit i kanë hequr ato në vetëm tre minuta. Dzeko realizoi golin e parë në minutën e 8 dhe Mkhitarian dyfishoi shifrat në të 11.
Këtu do të merrte fund historia e takimit që përfundoi 0-2. Milani tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por pa mbajtur dot ritmin dhe t’i afrohej më shumë portës. Por Milanit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta, kuqezinjtë kërkojnë 180 të tilla në fare pak kohë.
Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori i kuqezinjëve Tomaso Pobega u shpreh: “Nëse do të ishte në dorën tonë, do ta luanim menjëherë ndeshjen e dytë kundër Interit për të provuar që ta përmbysnim këtë ndeshje. Duhet të rrisnim intensitetin dhe ritmin”, tha Pogeba. /Sport Ekspres/