“Nuk ka lidhje me BBV”, Fevziu: Pse sulmi ndaj Top Channel duhet të zbardhet me çdo kusht

Date:

- Advertisement -

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News, për të folur në lidhje me sulmin me breshëri kallashnikovi ndaj godinës së televizionit Top Channel që i mori jetën rojes së sigurisë Pal Kola.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi në lidhje me arsyet që fshihen pas këtij sulmi, Fevziu deklaroi se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike. Ai theksoi se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet, atëherë krimi do marrë një fuqi të madhe.

“Zbulimi i kësaj ngjarje do jetë një prerje krahësh për krimin, që këto mos të përsëriten. Ngjarjet si djegia e gazetës Koha Jonë është politike, në një kontekst politik, janë në një kontekst tjetër. Ka ndodhur në vitin 97, ndërsa kjo në një kohë tjetër, në një vend që quhet ndër më të sigurtit në botë. Kjo sot është shumë e rëndë, pikërisht sepse është sot, e bën më të rëndë ngjarjen.

Unë jam 33 vjet gazetar, me thënë të drejtën nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime edhe pse kam trajtuar çdo lloj teme. Kjo ngjall një lloj shqetësimi, por duhet pasur parasysh se gazetarët nuk mund të tremben vetëm se një njeri gjuan me armë. Gazetari shkon në luftë, në ngjarje kriminale, kush do që ka zgjedhur gazetarinë, e di se rrezikun e ka brenda profesionit.

Nuk mund të presësh që politika ka gjë nën dorë. Nuk besoj se kjo ngjarje ka lidhje me politiken, apo edhe me ngjarje pa lidhje siç e bëjnë me “Big Brother”, kjo është çështje serioze. Një tentativë për ti marrë jetën një personi dhe tjetra një tentativë për sulm ndaj një institucioni duhet të zgjidhet sa më parë. Këtu ka një frymë të mungesës së bashkëpunimit të politikës me median. Në vitet 90 ka pasur më shumë bashkëpunim. Ka një klimë negative.”- tha Fevziu.

Gazetari shtoi më tej se kjo është një ngjare e rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe sipas tij, shteti duhet të reagojë pasi ka për detyrë të mbrojë jetën e çdo njeriu.

“Kjo është histori që duhet të marrë fund. Një grup ekzekutorësh nuk mund të gjuajë në një zonë të monitoruar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, mund të ketë pasur përplasje politike por jo përplase në këtë lloj. Shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari, edhe atyre që janë përfshirë në krime.

Duke u gdhirë e hëna një familje nuk ka babanë, një grua pret burrin. Ka një lloj cinizmi sepse ai nuk është kriminel, humbi jetën kot. Çdo individ, kush do qoftë, është i shenjtë, jeta e tij duhet të jetë e siguruar, edhe e atij të dënuarit me burg përjetë. Një kamerier, që e kishte ditën e tretë të punës. Zonja Paja humbi jetën ndërkohë që mbante dhe mbesën. Po këto ngjarje i llogarit njeri? Po çdo me thënë që ishte kolateral se nuk ishte kriminel? Kush përgjigjet për jetën e këtij njeriu. Janë viktima të pafajshëm. Është dy herrë më e rëndë si situatë. Ai nuk ka bërë asgjë, nuk ka krijuar asnjë konflikt. Këtu duket sikur jeta njerëzore nuk ka asnjë vlerë, shtoi kësaj dhe faktin që është gjuajtur një institucion. Nuk e di ku e gjejnë kurajën për këtë. Autoritetet duhet të japin një version sa më të shpejtë.

Çdo jetë është e shenjtë e barabartë por në këtë rast kemi përfshirjen e një media, e një institucioni. Kurajon e gjen tek një pandëshkueshmëri, ku krimi i shpëton dënimit.”- deklaroi Fevziu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...