“O njeri, nuk je më i rëndësishmi në botë, janë 26 lojtarë”! Legjenda gjermane godet Ronaldon pas lotëve

Date:

- Advertisement -

Me shumë vështirësi, Portugalia arriti të kualifikohej në çerekfinale të Kampionatit Evropian, sepse vetëm pas penalltive arriti të mposht Slloveninë, e cila në letër ishte një ndeshje që duhej të mbyllej shumë më thjeshtë.

Sllovenët bënë një rezistencë fantastike dhe ishin shumë pranë befasisë, por në fund Portugalia arriti të fitojë në ruletën ruse dhe të kualifikohet në raundin tjetër të kompeticionit.

Mirëpo, një ditë pas ndeshjes, tema kryesore ishte Cristiano Ronaldo, i cili ka qarë kur Jan Oblak ia priti penalltinë në fund të shtesës së parë. Ronaldo pa nënën e tij në tribunë të përlotur dhe më pas dhe ai filloi të qante vetë, ndërsa shokët e tij duhej ta ngushëllonin para fillimit të shtesës së dytë.

Megjithatë, Ronaldo ishte i pari që mori përgjegjësinë në penallti dhe shënoi një gol, i cili mjaftoi për të kompensuar të gjitha gabimet që pati në 120 minutat e përballjes kundër Sllovenisë. Pas shumë reagimeve mbështetëse për Ronaldon, legjenda gjermane, Didi Hamann, ka dhënë një mendim krejtësisht të ndryshëm.

“Ronaldo mendon vetëm për veten e tij. Na tregoi përsëri ngjyrat e tij të vërteta. Humbi një penallti dhe filloi të qajë në fushë. Qau gjatë pushimit të ndeshjes dhe sinqerisht mendova: “O njeri, nuk je personi më i rëndësishëm në botë. Ështës një ekip prej 26 lojtarësh, 20 anëtarësh të stafit stërvitor dhe rreth 30 mijë tifoz, nuk je i vetmi që ke rëndësi. Ti përpiqesh të jesh neutral, por unë po mbështeshja Slloveninë kur pashë reagimin e turpshëm të Ronaldos. Ishte krejtësisht e panevojshme dhe nuk kam aprrë kurrë diçka të itllë gjatë një ndeshje”, tha Hamann. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dy pica dalin nga dhoma e zhveshjes së Francës, Griezman shkon t’ia jap familjes së tij

Kombëtarja e Francës u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit...

SKANDALI tek Ekonomiku në Tiranë, si shefi i departamentit rrahu PEDAGOGEN në fakultet!

Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fakultetin...

FIER/ Xhimi 23 vjeç që e vrau me thikë ish-burri i të dashurës

Ky është Xhimi Baka, 23 vjeç, i cili gjeti...