Duket se ngacmimet e Luiz Ejllit ndaj Armaldo Kllogjerit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” nuk kanë qenë vetëm në kuadër të lojës.
Duket se tenori është personi tek i cili ai gjen batutat e duhura. E teksa, pas daljes nga BBV, nuk janë më afër fizkisht, ngacmimet vazhdojnë me komente në rrjetet sociale.
Luizi i ka komentuar sërish Armaldos tek postimi i radhës dhe i ka marrë sërish të gjithë vëmendjen.
“Jemi ne stinen me te pershtatshme per te kuruar mykun e thoit dhe kembes…Pasi kemba rri me e ajrosur duke veshur kepuce te hapura dhe me te lehta…” shkruan Armaldo krahas një video të publikuar në Instagram, ku bën një reklamë.
“Ose veshim shapka dhe jemi ok me stinën.” – i komenton Luizi, koment i cili nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve dhe ka marrë pothuajse dyfishin e pëlqimeve që ka marrë postimi i Armaldos.