Paga dhe kushte më të mira, Kosova po i merr punëtorët Shqipërisë

Date:

- Advertisement -

Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi e mirë punësimi për banorët e veriut të Shqipërisë.

Një shembull i kësaj “tendence” është Emiljano Islamukaj, një 31-vjeçar nga Tropoja, i cili pas eksperiencave të punës në Valbonë dhe në Gjermani, ka gjetur stabilitet në Gjakovë.

Prej tre vitesh, ai punon si kamerier në një restorant pranë Liqenit të Dukagjinit në komunën e Gjakovës.

Islamukaj tregon se ka një diferencë të ndjeshme midis punës në pikat turistike të veriut të Shqipërisë dhe atyre në Kosovë, veçanërisht në restorantin ku ai punon aktualisht.

“Kam punuar në Valbonë prej 6 vitesh, e kam mbyllur aty punën dhe kam emigruar në Gjermani ku kam punuar një vit. Në Kosovë dhe Gjakovë jam ndjerë si në familjen time. Ky është sezoni i tretë që punoj në liqenin e Dukagjinit. Pagesa patjetër që këtu është më e mirë se në Shqipëri, por edhe infrastruktura e restoranteve dhe shërbimi dallon me Shqipërinë.”

Përveç tij, në këtë zonë janë punësuar edhe shumë të tjerë nga Shqipëria, përfshirë banorë të Hasit. Në fushën e shërbimeve, shumë banorë të zonave kufitare kanë zgjedhur të punojnë në Kosovë, duke e lidhur jetën e tyre me aktivitetin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...