Paketa fiskale, a do të rikthehet tatim fitimi te bizneset e vogla?

Date:

- Advertisement -

Qeveria ka nxjerrë për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, sipas së cilës do të hartohet një skemë për të taksuar bizneset e vogla me tatim mbi fitimin që aktualisht janë të përjashtuar nga ky tatim

“Rishikimi i skemës së taksimit të bizneseve me të ardhura të ulëta, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto nëpërmjet një niveli të caktuar të shpenzimeve të supozuara në përqindje mbi të ardhurat bruto” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Strategjia e qeverisë argumenton se ky ndryshim vjen për arsyen se sistemet që përmbajnë disa norma tatimore, krijojnë hapësira për shmangie dhe është e njohur tendenca e tatimpaguesve për të përfituar nga regjimet e taksimit me norma më të ulëta.

Struktura e operatorëve ekonomikë në Shqipëri është e tillë ku pjesa dërrmuese e tatimpaguesve bëjnë pjesë në grupet me të ardhura shumë të ulta apo të ulta:

Numri total i bizneseve të regjistruara (që kanë plotësuar TF ose TFTH gjatë 2023) është 141,300, nga të cilat:

1. Tatimpagues me të ardhura 0-5 milion 105,293 ose 74.5% e totalit;

2. Tatimpagues me të ardhura 5-8 milion 13,281 ose 9.4% e totalit;

3. Tatimpagues me të ardhura 8-14 milion 8,010 ose 5.7% e totalit;

4. Tatimpagues me të ardhura mbi 14 milion 14,716 ose 10.4% e totalit;

Të dhënat tregojnë se 89.6% e totalit të bizneseve që operojnë në Shqipëri deklarojnë të ardhura deri në 14 milion lek për vitin 2023.

Hapat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren janë të fokusuara në:

Ndryshimi në sistemin tatimor në lidhje me tatimet mbi të ardhurat parashikon masa antishmangie me qëllim pengimin e dizenjimit nga ana e bizneseve të skemave të taksimit për shfrytëzimin jo të ndershëm të shkallës zero të tatimit, apo shkallëve të reduktuara të tij.

Sipas projektit të qeverisë për bizneset e vogla është më oportune dizenjimi i një sistemi të thjeshtë tatimi mbi të ardhurat dhe shpenzimet e supozuara, duke përdorur një shkallë të pranueshme të tatimit për ta dhe njëkohësisht duke u lejuar zbritje të tjera, të cilat ulin më tej normën efektive të tatimit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...