Ditën e djeshme u bënë virale pamjet e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora në një koncert në Hungari.
Video kur i merr flamurin serb fansit
Gjatë performancës së saj, Rita Ora u shfaq duke kënduar me një flamur të Serbisë.
Por pas komenteve dhe reagimeve të shumta që ngjalli kjo skenë, Rita Ora tha se nuk e kishte parë se kujt shteti i përkiste ky flamur.
Por në rrjetet sociale, së fundmi janë publikuar pamje të tjera që tregojnë se ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo që ka marrë flamurin dhe është ngjitur në skenë për të performuar me të.
Në këto pamje, këngëtarja shqiptare duket teksa përshëndet fansat e saj dhe merr flamurin nga njëri prej tyre.