Deputeti, Saimir Korreshi ka mbyllur përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”.
Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”. Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”.
Por as fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pas një incidenti gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit, i cili theu krahun.
“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.