Pas përkrahjes së Benet Becit nga ish-banori I BBV, Luiz Ejlli, ka reaguar aktori Julian Deda. Me anë të rrjeteve sociale ky i fundit i drejtohet Becit se me atyo para mund të blëjë vetëm 2 këngëtar, por jo Shkodrën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Deda i drejtohet Benetit, se me paratë e tij mund të blejë maksimumi dy këngëtarë, por jo Shkodrën dhe shkodranët.
“Ka një ligj të pashkruar që është : Shkodra është molla e ndalueme për komunistët e për rrjedhojë edhe për socialistët. Lodheni kot në Shkodër nuk fitohet me legenllëqe pushteti.
Me ken shkodran asht titull. Nuk asht kollaj me e marr këtë titull mor shoku Beno.
Të qenit shkodran nuk e blen dot me lek pushteti. Me ato lek mund të blesh maksimumi dy këngëtarë por jo Shkodrën dhe shkodranët. Po ta them edhe një sekret o shkou Beno.Socialistët shkodranë pak ti gërvishtësh dalin demokrat, kështu që kot lodhesh”, shkruan Deda.