“Përderisa nuk kam dhënë dorëheqjen, jam gati për Kombëtaren”, Roshi mesazh Silvinjos: Kam eksperiencë

Date:

- Advertisement -

Odise Roshi po shijon një sezon pozitiv në ligën e parë turke. Performancat e mira dhe statistikat janë një mësazh edhe për Silvinjon, të cilin e pret detyra e vështirë për të përzgjedhur listën e lojtarëve për në Euro 2024. Në një intervistë të dhënë për “Analizë Kuqezi” në “SuperSport”, Roshi është shprehur se është gati të japë kontributin e tij në Kombëtare. Por njëkohësisht qendron me këmbë në tokë dhe beson se shanset nuk janë të larta që ai të jetë pjesë e listës së Silvinjos.

“Për mua është e rëndësishme të jem gjithmonë i rrezikshëm për kundërshtarin. Asisti është një gjë e mirë, kur shënon është perkekte. Dua të shënoj sa më shumë, të jem në formë. Pastaj puna e 25-shes (lista e Kombëtares për Euro 2024) është diçka tjetër, ka kohë. Është i gjatë sezoni. Derisa nuk kam dhënë dorëheqjen, normale që jam gati (për Kombëtaren). Luaj futboll akoma, jam në formë të mirë. Kam 12-13 vjet me Kombëtaren. Si të futesh 2 minuta, 5 minuta, apo gjithë lojën, unë kam eksperiencë.

Në Kombëtare mund të kesh shumë futbollistë që mund të kenë kualitet shumë-shumë të mirë, por duhet konfinenca. Nëse ti nuk ke konfidencë, loja nuk të del. Misteri ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Unë kam qenë vetëm një herë i grumbulluar me ekipin. Çunat kanë luajtur shumë mirë. E meritojnë totalisht. Meritojnë një respekt të gjithë çunat. Nga 1-10, sa besoj se do të jem pjesë e listës? Ti e di se unë jam realist, besoj se 3 ose 4”, ka deklaruar Odise Roshi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...