Policia Rrugore e Tiranës duket se nuk do të tolerojë asnjë shkelje, as kur vjen puna tek zyrtarë apo ministra të shtetit, si në rastin më poshtë.
Policia e Shtetit bën të ditur se ka gjobitur me 40 mijë lekë, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.
Makina e ministres
Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. Në momentin e ndëshkimit, në drejtim të makinës ka qenë shoferi i ministres.
Gjoba 40 mije leke
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, sqaroi se nuk do të tolerohet askush që përdor fenelinat dhe simbolet e policisë në mënyrë të pa autorizuar.
Njoftimi i policisë:
“Njoftim i Rëndësishëm!
Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.
Baton Haxhiu këmbëngul: Ibrahimaj është shkarkuar pas zënkës me Ballukun!
Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.