Një nënë e re shqiptare, e bekuar me dy djem, ka ndarë një përvojë të veçantë që përjetoi së fundmi. Ajo tregon për një skenë që e mrekulloi gjatë një pasditeje të zakonshme buzë detit.
“Teksa po shijoja perëndimin e diellit, vura re një çift të ri të huaj, të ulur pranë bregut, duke shijuar magjinë e momentit. Ishte një skenë aq e bukur saqë dukeshin sikur nuk ekzistonte askush tjetër përreth,” shprehet ajo.
Pasi i fotografoi, ajo vendosi t’i afrohej çiftit dhe t’u kërkonte ndjesë që i ndërpreu në atë moment të qetësisë dhe intimitetit. “Iu afrova duke u kërkuar ndjesë që i ndërpreva në atë çast aq magjik. Pasi u dërgova fotot, më falënderuan me një buzëqeshje aq të çiltër,” thotë ajo.
Në mesazhin e saj, ajo dëshiron t’u përcjellë të gjithë prindërve, veçanërisht prindërve të rinj, një mësim të rëndësishëm: “Edukoni fëmijët tuaj, sidomos djemtë, duke u folur shpesh për dashurinë dhe për xhestet e vogla që mund të bëjnë dikë të lumtur. Këto momente të thjeshta kanë një ndikim të madh në jetën tonë.”
“Ky përëndim ishte më i bukuri që kam parë ndonjëherë,” përfundon ajo.
Kjo nënë e re na kujton se, pavarësisht nga ku jetojmë apo nga kush jemi rrethuar, momentet e vogla të dashurisë janë ato që japin kuptim jetës.
“Përshëndetje! Un që po ju shkruaj jam një nënë e re e dy djemve. Dua të ndaj me ju dhe të gjithë shqipëtarët një xhest dhe një pamje aq mbreslënëse që pash tek një çift i ri të huajsh që ishin ulur buz detit dhe po shijonin perëndimin e diellit të dy sikur rreth tyre të mos eksiztonte askush, u mrekullova nga kjo pamje i bëra disa foto dhe ju afrova duke i kërkuar ndjes që po i ndërpreja në atë çast aq magjik. Pasi i dergova fotot me falenderuan me nje buzëqeshje aq të çiltër. Dua ti jap një mesazh të gjith prindërve të rinj që ti edukojn vazjat por sidomos djemt e tyre duke i folur shpesh për dashurin dhe për xhestet fare të vogla por që do ti bëjn ato të jen të lumtur❤. Doja ta ndaja me ju perëndimin më të bukur që kam par ndonjëher! Shpërndajeni ju lutem!”