Përfundoi me makinë në digën e liqenit, Eldi Allushi: M’u bllokua pedali i gazit

Date:

- Advertisement -

Eldi Allushi është i riu që mëngjesin e djeshëm përplasin mjetin tip “BMW” te diga e Liqenit Artificial në Tiranë.

26-vjeçari që u ndalua dje nga Policia në fillim ka deklaruar se nuk ka qenë vetë ai drejtues i makinës, por më pas ka ndryshuar mendje. Ai ka deklaruar se shkak për aksidentin që mund të kishte pasoja tragjike është bërë bllokimi i pedalit të gazit.

Gjithashtu kamerat e sigurisë kanë zbuluar se bashkë me të në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga policia, ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.

Kur është shoqëruar dje në orën 15:00, Eldi Allushi nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Por policia ka dyshime se në momentin që ka ndodhur aksidenti, rreth orës 05:00, ai ka qenë i alkoolizuar ose nën efektin e lëndëve narkotike. Këto dyshime do të vërtetohen pas analizave të gjakut pasi atij i është marrë një kampion gjaku.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...