“Perla” e gazetares sportive, shfrenon imagjinatën: Amir Abrashi si Luka Modric

Date:

- Advertisement -

Amir Abrashi ishte një nga emrat që bëri bujë në listën e Sylvinhos për lojtarët e grumbulluar të Kombëtares shqiptare në Euro 2024. Mesfushori i Grasshopper rikthehet në ekipin kuqezi pas gati 2 vitesh ku ndeshja e fundit ishte miqësorja e humbur 1-3 me Italinë më 16 nëntor 2022 në ‘Air Albania’.

Sylvinho e komentoi si një afrim për grupin duke qenë se 34-vjeçari ka një eksperiencë disavjeçare me Kombëtaren ku ka qenë titullar absolut edhe në Euro 2016.

“Pitbulli”, e quanim zakonisht bazuar në karakteristikat e tij në fushën e lojës ku grinta, pasoni, dëshira, palodhshmëria kompensonin cilësitë teknike që ndoshta i mungonin. Por, gazetarja sportive, Viola Spiro, mendon të kundërtën. Ajo e krahason Abrashin me Luka Modric për shkak të polivalencës në adaptimin e çdo skeme apo pozicioni në fushë.

“Abrashin do e krahasoja me Modric janë lojtarë që nuk luajnë vetëm në një pozicion apo skemë të caktuar”, u shpreh gazetarja në emisionin ‘Opinion’.

Kjo deklaratë perlë ka marrë ‘dhenë’ në rrjete sociale ku komentues të shumtë e konsiderojnë absurd këtë krahasim mes dy lojtarëve që janë, jo vetëm të ndryshëm në filozofi, por ku e ku në cilësi, me gjithë respektin për Abrashin i cili edhe vetë do të çuditej.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...