Përplasi për vdekje 21-vjeçaren, i riu shqiptar: Nuk jam vrasës, ishte aksident

Date:

- Advertisement -

Në nëntor të vitit të kaluar, një studente greke e quajtur Ema vdiq në një aksident rrugor në Selanik.

Autori ishte një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili duke humbur kontrollin e mjetit, goditi studenten 21-vjeçare dhe më pas u zhduk duke e lënë në rrugë.

Madje, akuzohej se pas goditjes së parë, ai është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish vajzën. 27-vjeçari ka folur për herë të parë nga burgu për tragjedinë e asaj nate, i ka kërkuar falje familjes së Emës, ka theksuar se ishte “aksident rrugor dhe jo vrasje”.

Kisha studiuar pas punës dhe kisha shkuar për kafe… Një vajzë më kërkoi ta zbrisja në Ladadika dhe unë pranova. Kishte filluar të binte pak shi. Isha në një semafor të kuq të ndalur, duke pritur që ai të bëhej e gjelbër dhe u nisa… Më pas, në një vend të errët, Ema doli papritmas. Gjërat nuk ndodhën siç thonë. Nuk pata kohë të bëja asgjë, ishte shumë afër.

Më pas ai foli për reagimin e tij dhe u përpoq të justifikonte zhdukjen e tij nga vendi i aksidentit:

Isha i shokuar, nuk dija çfarë të bëja, nuk mund ta përshkruaj. Të gjithë thonë ‘ai ishte ulur, po bënte një gjë ose tjetrën’. I telefonova një shoku… Isha pa letra dhe pa patentë. I thashë se godita një grua dhe i kërkova të thërriste një ambulancë. U largova prej andej, isha shumë i stresuar. Një ditë më pas kuptova se çfarë ndodhi… Kisha frikë, nuk dija çfarë të bëja. Nuk dija si të reagoja. Edhe vajza që ishte me mua ishte e frikësuar. Kështu isha atë natë, nuk më shkonte mendja për asgjë. Shkova në një hotel. Nuk e dija që gjendja e Emës ishte kaq e keqe.

I pyetur nëse ka diçka për t’i thënë familjes së vajzës së ndjerë dhe duke qenë se pritet të dalë para tyre në gjykimin e çështjes, 27-vjeçari tha:

Më vjen shumë keq. Unë nuk jam vrasës, ishte një aksident automobilistik. Nuk ishte vrasje, ishte një aksident automobilistik, ishte një gabim të largohesha atje. Ajo që po kalon nëna është e papërshkrueshme. Ajo ka dhimbje, vetëm ajo e di se çfarë po kalon. Është shumë e vështirë të përballesh me ta në gjykatë…”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...