Përplasje në SPAK/ Luftar Reçi 6 orë SHERR me avokatët e Berishës e Dervishajt!

Date:

- Advertisement -

Luftar Reçi, bashkëpunëtori i prokurorisë së posaçme SPAK, ka dalë për të dytën herë para 6 të pandehurve, që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në muajin Shkurt 2005. Në seancën e rradhës, Luftar Reçi, i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve Lulzim Berisha, Indrit Rusi dhe Plaurent Dervishaj.

Për më shumë se 6 orë, avokatët e kanë pyetur Reçin për dinamikën e krimit të ndodhur në Tiranë dhe Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona. Reçi në pjesën më të madhe të rrëfimit të tij, i ka qëndruar besnik dëshmisë së parë të dhënë në gjykatë, duke këmbëngulur se asgjë nuk ka treguar të pavërtetë.

Ndërkohë në dëshminë e dytë, Luftar Reçi, ka nxjerrë dhe emra të tjerë si persona që ai ka biseduar për ngjarje kriminale. Disa nga këta persona, ai ka treguar se ndodhet brenda në burg. Ndërsa disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë të jenë jashtë.

Reçi, u përplas ashpër me dy avokatët e Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishës, në momentin kur ata i kujtuan dhe i vunë në dukje një intervistë të dhënë prej tij disa vite më parë, tek një televizion informativ.

Sipas avokatëve Luftar Reçi, ndryshe ka deklaruar në këtë intervistë dhe ndryshe ka dëshmuar pranë prokurorisë së posaçme SPAK. Por nga ana tjetër Luftar Reçi, ka reaguar se ajo intervistë është dhënë prej tij dhe nuk është transmetuar asnjëherë në TV. Sipas Reçit, njerëz të afërm të personave të pandehur, kanë korruptuar njerëz të medias, të cilët kanë ndaluar publikimin e intervistës dhe shitur materialin palëve në këtë proces gjyqësor.

Për shkak të debateve të shumta, dhe kohëzgjatjes së seancës, gjyqi ndaj të pandehurve është shtyrë për javën e ardhme, duke vijuar sërish me pyetjen e Luftar Reçit,ku këtë radhë do jenë avokatët e Indrit Taullaut, ata që do pyesin bashkëpunëtorin e prokurorisë së Posaçme, Luftar Reçi.

Më tej do jetë Emiljano Shullasi dhe Viktor Imeri, që do i drejtojë pyetjet, Luftar Reçit. Procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj 7 të pandehurve të SPAK, ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë.

Prej datës 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun,Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut./Ora News

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...