Gjatë diktaturës brutale 1973-1990 të Pinoçet në Kili, dhjetëra mijëra fëmijë u morën nga prindërit e tyre dhe u adoptuan nga të huajt
Por kjo histori që vjen nga Kili ka një fund të lumtur. María Angélica González kishte besuar për 42 vjet se djali i saj vdiq menjëherë pas lindjes. Një infermiere në maternitet i tha se duhej ta vendoste fëmijën në një inkubator pasi ishte i parakohshëm. Menjëherë më pas, i komunikuan vdekjen e tij. Por kjo ishte një gënjeshtër. I rrëmbyer prej nënës së nëna e tij, fëmija u birësua nga prindër që nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe u rrit në Arlington, Virxhinia të SHBA.
Për 40 vjet, djalit i thanë se nuk kishte të afërm në Kili. Më pas, një ditë, ai lexoi në “USA Today” historinë e një burri kalifornian që mësoi se ishte rrëmbyer që fëmijë në Kili. Nga kjo filloi të krijonte dyshime se mund të ishte edhe një histori e tij. Historinë e ka rrëfyer në Facebook vetë protagonisti Jimmy Lippert Thyden, tashmë me profesion avokat penal.
“Për 42 vjet u deklarova i vdekur. 40 vjet më parë u birësova nga familja ime e dashur. Unë u rrita nga John (babai im) dhe Freda Lippert-Thyden (mamaja ime) dhe ata më dhanë çdo mundësi. Unë u rrita me dashuri nga vëllezër e motra. Për 40 vjet kjo ka qenë historia ime… Ajo që nuk e dija ishte se 42 vjet më parë, mamaja ime u mashtrua për ekzistencën time. Viktimë e një gënjeshtre të organizuar mirë në maternitet. Qeveria e Kilit në kohën e Pinoçet kishte një të keqe.
Ajo planifikonte të largonte fëmijët jashtë vendit, larg familjeve të tyre dhe i birësonte për para. Prindërit birësues paguan për atë që ata mendonin se ishte një praktikë ligjore. Kur nëna ime e vërtetë kërkoi që trupi im t’i jepte një varrim të duhur, iu përgjigjën se “ishte eliminuar”, ka treguar ai në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe përqafimin me nënën e tij të vërtetë, ndërsa vetë është kthyer në lajm botëror.