Një shtetas rus në Egjipt është masakruar nga një peshkaqen tigër në Detin e Kuq më datë 8 qershor, pranë qytetit të Hurghadas. Sipas ‘The Guardian’, disa persona ishin përpjekur t’i shpëtonin jetën, por nuk kanë arritur dot.
Agjencia ruse e lajmeve Tass tha se personi i vrarë ishte një rus i lindur në vitin 1999, i cili jetonte në Egjipt me të fejuarën.
Ndërkohë në videon më poshtë shihet e fejuara e tij e cila ka parë të gjithë skenën e tmerrshme, ku peshkaqeni i sulmoi partnerin.
Ajo ulëret dhe qan, por për fat të keq askush nuk mund ta kthejë më pas atë që ndodhi. Të gjithë pushuesit janë të shokuar, ndërsa tregojnë se ngjarja ndodhi shumë shpejtë dhe nuk kishte mundësi që i riu të shpëtonte.