Ka ndërruar jetë në spital Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fostoksinë para prokurorisë së SPAK.
63-vjeçari kishte vendosur t’i jepte fund jetës për shkak të problemeve me mikrokreditë. Ditën e djeshme ai kishte shkuar në SPAK për t’u takuar me Altin Dumanin, por kur rojet e sigurisë nuk e kishin lejuar, kishte pirë fostoksinë.
Si shumë shqiptarë të tjerë ai ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë. 63-vjeçari që njihej si historian në Lezhë, prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.
Ai pretendonte se e ka shlyer borxhin por pas disa vitesh institucioni ka pretenduar se nuk e ka shlyer dhe dy përmbarues i kishin marrë pronën./Joq