rka e Noes’ që mbajti gjallë njerëzimin sipas librit të shenjtë, ka frymëzuar së fundmi kompaninë japoneze Boffins TECH që ta rikrijojë atë në formatin e një qyteti lundrues që do të ishte shtëpia e 40 mijë njerëzve, në rast apokalipsi. Qyteti me bazë sipërfaqen e oqeanit sipas japonezëve do të sigurojë një habitat të mjaftueshëm për njerëzit që do të gjejnë strehë aty.
Zhvilluesit e projektit ‘N-Ark’ pretendojnë se zona e quajtur Dogen City do të ishte elastike dhe do tí mbijetonte një apokalipsi. Me një perimetër prej 4 km, plani do të ishte që banorët të mund të arrinin në çdo pikë të zonës brenda një ore.
Një sërë ndërtesash, duke përfshirë një stadium sportiv, janë propozuar dhe pronat do të mund të zhvendosen duke i lundruar ato në një vend tjetër. Formati është rrethor në dizajn për ta mbrojtur atë nga moti i keq dhe përbëhet nga tre lloje të infrastrukturës.
Këto janë një unazë e banueshme që përmban zonat kryesore të banueshme, një qendër të dhënash nënujore dhe objekte kërkimore mjekësore, dhe struktura fleksibël të unazave të brendshme që mund të lëvizin lirshëm në gjirin e brendshëm. Udhërrëfyesi i zhvillimit të N-Ark aktualisht parashikon përfundimin e saj në vitin 2030 dhe projektuesit e shohin qytetin si një version të bazuar në det të SpaceX të Elon Musk.