Bledar B., është ish-efektivi i forcave RENEA që u vetëplagos me armë zjarri një natë më parë.
37-vjeçari po festonte ditëlindjen kur u vetëplagos me armën që mbante me leje. Ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip “Volkswagen” kur arma ka bërë qitje të pakontrolluar dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ai ka shkuar vetë në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, Beluli nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2019 është përfshirë në një tjetër ngjarje. 37-vjecçari u rrëzua në një greminë në Theth, ku u nxor pas shumë orësh përpjekjesh nga ekipet e kërkimit dhe policia. Gjatë aksidentit, Bledar Beluli pësoi thyerje në disa pjesë të trupit, krah, shpatull, në zonën e legenit dhe shumë fraktura të tjera.