Një vajzë 17-vjeçare zvicerane është turistja e fundit që zemëron italianët duke gdhendur shkronja në muret e Koloseut të lashtë.
Vajza nga Zvicra po viziton Romën me familjen e saj dhe është kapur duke gdhendur inicialin e saj në ndërtesën historike të premten, më 14 korrik, sipas mediave italiane.
Ajo thuhet se ka gdhendur shkronjën ‘N’ në një nga kolonat e ndërtesës 1937-vjeçare dhe është filmuar duke e bërë këtë nga një italian David Battaglino, i cili lajmëroi shpejt personelin e sigurisë në amfiteatër.
Battaglino tha se njerëzit po i bërtisnin vajzës dhe sapo ajo kuptoi se kishte inatosur të tjerët, ngriti supet dhe u largua.
Ai tha për Repubblica Roma :
Është hera e parë që kam arritur të filmoj një akt vandalizmi në Koloseum, por në gjashtë vjet kam parë dhjetëra, ka edhe nga ata që shqyejnë pjesë të murit. Madje më kanë pështyrë një herë se kam qortuar një djalë.
Nuovo sfregio al Colosseo, una turista svizzera incide le sue iniziali: rischia il carcere e una maximulta. E' stata filmata da una guida e denunciata #ANSA https://t.co/LwYpfzyrdK pic.twitter.com/ZptKpOD1Db
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) July 15, 2023