“Po mbetemi pa mjekë”, juristi: S’jemi Gjermania që t’i marrim nga jashtë

Date:

- Advertisement -

Avokati Jordan Daci tha në emisionin Review në Euronews Albania se realiteti në Shqipëri e tregon shumë qartë se vendi ka një emergjencë për mjekë.

Daci u shpreh situata është e tillë që duhen marrë masa sa nuk është vonë për të parandaluar një krizë të mundshme.

Sipas tij, pr.ligji futet te puna e detyruar, ndaj nuk ka asnjë shkelje kushtetuese.

“Ka një emergjencë për mjekë, s’mund të presim kur ajo të bëjë bum dhe s’jemi Gjermania që të kemi mundësi ti marrim nga jashtë. Ka nevojë për një ndërhyrje, ka nevojë që mjekët t’i mbajmë në Shqipëri me çdo mënyrë. Qëllimi i dytë është ku, si, pse, sa. Më e mira do të ishte që të gjithë këta të mos pengoheshin të mos cenoheshin fare dhe të specializoheshin jashtë. Por realiteti është që jemi më pak se rajoni për numrin e mjekëve. Çdo lloj profesioni ka detyrime, çdo njëri që jeton në një shoqëri është i detyruar edhe t’i japë shoqërisë. Nuk futet te puna e detyruar, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Pr.ligji është i mbushur edhe me paketa që nuk i kanë mjekët sot”, tha Daci.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...