Polici plagosi 45-vjeçarin pasi i ngacmonte partneren. Punonin tek ERE

Date:

- Advertisement -

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Autori është shtetasi Erjon Goxhara, me detyrë efektiv policie, ndërsa shënjestr” e atentatit ka qenë 45-vjeçari Lorenc Kosta.

Mësohet se Goxhara ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Kostës, teksa këtë të fundit e kanë kapur më së paku dy plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur. 45-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Sipas Policisë së Tiranës, krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Nga hetimet paraprake mësohet se dyshohet se Lorenc Kosta i kishte ngacmuar partneren efektivit Erjon Goxhara dhe më pas ky i fundit ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i bërë atentat me armë zjarri.

I plagosuri Lorenc Kosta dhe partnerja e efektivit mësohet se punonin tek Enti Rregullator i Energjisë.

Ndërkaq, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka bërë thirrje efektivit të policisë kufitare Erion Goxharaj të vetëdorëzohet. Vocaj ishte në vendngjarje ku efektivi plagosi me armë 45-vjeccarin dhe dha detaje për motivet dhe gjendjen e të plagosurit.

Ai tha se ka komunikuar me efektivin e policisë dhe ai ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa i plagosuri sipas Vocajt nuk ka rrezik për jetën.

“Rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija” shtetasi E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin në Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesinë mjeteve. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar dhe kapur autorin e kësaj ngjarjeje. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit, por nuk mund ta themi në këto momente. Motivet janë të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetime. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotëpër gjithë veprimet hetimore dhe motivet që kanë shtyrë në ktë ngjarje. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë që ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket nga komunikimet me mjekët i plagosuri nuk është në rrezik ekstrem për jetën”, tha Vocaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related