Policia në lagjen me vila të pasanikëve në Tiranë, arrestohet Enca: Kishte mbjell hashash në vazot e luleve

Date:

- Advertisement -

Këngëtarja Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca, është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi në ballkonin e vilës së saj në zonën e Lundrës kishte mbjellë kanabis në vazot e luleve.

Efektivët kanë marrë informacion për këtë veprimtari të jashtëligjshme dhe kanë zbarkuar në lagjen me vila të pasanikëve dhe VIP-ave në zonën e Lundrës.

Gjatë kontrollit të vilës së Ruenca Haxhiaj, janë konstatuar në pjesën e ballkonit pesë vazo lulesh me kanabis. Siç shihet dhe nga kjo fotografi që shpërndan zyrtarisht Policia e Tiranës, bimët janë në një gjatësi të konsiderueshme.

Në këto kushte, është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës të këngëtares 27 vjeçare, kurse lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materiale në ngarkim të Encës i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related