Populli shqiptar nuk është punëdashës”, pedagogu: Rinia sot, parazitare

Date:

- Advertisement -

Pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti, deklaron se rinia sot është parazitare dhe për këtë fajëson sistemin arsimor dhe jo vetëm. Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu ka folur rritjes së papunësisë te të rinjtë.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 22.5% e të rinjve që i përkasin moshës 15-29 vjeç nuk punojnë.

Profesori tha se në të vërtetë ne nuk jemi një popull punëdashës dhe është e padrejtë që për këtë të fajësohet rinia. Ai tha se rinia ka plot probleme , por kulturën dhe disiplinën e punës e mëson nga sistemi dhe nga familja e sipas tij në Shqipëri kanë “dështuar” të dyja.

“Problemi kulturor është problem kulturor. ne nuk jemi shoqëri që e duam punën shumë. Unë e di që do bëhem meme, por nuk jemi shoqëri punëdashëse. Ne sot e kësaj dite nuk prodhojmë asgjë. shumë kusure i hidhen rinis. Rinia jonë ka probleme plot, është parazitare, e të tjera, por nuk i vë dot fajin të riut se e mëson sistemi të riun. E mëson sistemi të riun. Sistemi një dhe dy familja, te ne kanë ceduar të dyja. Kur mua më vjen studenti daulle, puna ime është shumë e vështirë, kur ai nuk ka një disiplinë, nuk ka një kulturë. Në këtë sens është pjesa kulturore dhe pjesa e sistemit dy”, tha Rezart Prifti./albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...