Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena” në ora 20:45, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Nedim Bajrami dolën mbrëmjen e sotme në konferencën zyrtare për media dhe folën për këtë sfidë.
Trajneri i Kombëtares u shpreh se ndeshja ndaj Çekisë është shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht edhe e vështirë, pasi Çekia ka një skuadër shumë të mirë. Sa i përket ekipit tonë, tekniku i kuqezinjve u shpreh se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe se skuadra është gati për të dhënë maksimumin nesër në fushë. Ndër të tjera, trajneri Silvinjo riktheksoi se ekipi shqiptar po rritet dhe po përmirësohet shumë si skuadër.
Si e prisni këtë ndeshje? – Do të jetë një ndeshje e rëndësishme duke qenë se Çekia është skuadër shumë fizike, bën tranzicione të shpejta, do të jetë e vështirë. Çekia ka shumë lojtarë të mirë, ka mesfushorë të mirë që mund të shënojnë edhe gola. Sulmuesi i tyre po ashtu është shumë i fortë, por ne jemi këtu për të luajtur. Janë 90 minuta përpara, jemi përgatitur. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, por ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën.
Pse jeni kaq i menduar? Lidhet me formacionin, gjendjen e skuadrës, ndeshjen nesër? – Kjo është jeta e një trajneri, lidhet me të menduarit dhe sigurisht duke punuar. Puna në Kombëtare është e tillë, duke qenë se janë 10 ditë për të punuar. Kemi dy transferta në këtë rast, kemi pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen. Është një sfidë e vështirë, shohim vazhdimisht kundërshtarin. Por jemi të bindur për formacionin që do të zgjedhim. Do të jetë e vështirë, por na pret një ndeshje e bukur. Është një ambient i bukur. E tillë është puna në Kombëtare, duke qenë se çdo gjë ecën shumë shpejt. Nuk ka shumë kohë për të humbur. Kemi zhvilluar disa seanca stërvitore, kemi analizuar ndeshjet. Kemi pasur pak kohë, por duhet të futemi në fushë për të dhënë më të mirën.
Mungesat në sulm? – Para një muaji kishim Manajn dhe mungonte Daku, tani kemi Dakun dhe mungon Manaj. Janë dy sulmues shumë të fortë me karakteristika të ndryshme. I kemi pasur edhe në Europian dhe pas Europianit. Në ndeshjet e shtatorit Manaj ishte pak i lodhur në sfidën e dytë, por kjo është puna e stafit dhe e trajnerit. Duhet të gjesh zgjidhje për të ecur përpara. E gjithë puna e Kombëtares nuk është e përqendruar në vetëm 10 ditë. I gjithë stafi punon në kohë të zgjatur dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë, por edhe me listën në pritje me rreth 60 lojtarë, pas të cilëve ne jemi gjithmonë i njohim dhe i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin, e njohim dhe luan këtu në Çeki. Është lojtar fizik dhe i mirë, nuk luan fiks si sulmues kryesor, por si trekuatrist dhe mesfushor i avancuar. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës dhe tani rikthehet përsëri në Çeki. Është lojtar interesant dhe tani ka mundësi për të treguar veten. E kam thënë edhe më përpara, unë nuk besoj në eksperimente, por besoj në mundësitë që mund të jepen. Nuk ka rëndësi nëse një lojtar luan 20 apo 90 minuta, por mund të ketë hapsirë për të qenë në Kombëtare. Stafi duhet të krijojë mundësi, të punojë dhe të gjej zgjidhje.
Pse e zhvilluat seancën stërvitore zyrtare në Tiranë? – Është çështje logjistike. Kishim një fluturim që duhet të ishim këtu në orën 17:00 dhe për të mos rrezikuar, që në rast të ndonjë vonese, ne të mos humbisnim stërvitjen, diskutuam dhe vendosëm që ta zhvillonim stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit”. Ne kemi një qendër stërvitore shumë të bukur. Nuk ishte frikë, thjesht çështje logjistike.
Qazim Laçi do të jetë nesër në formacion? – Nuk i kam kërkuar Laçit të më japi informacione për shokët e skuadrës më të cilët luan, por do ta pyes sonte. Në varësi të përgjigjes së tij do të vendosim nëse do të jetë pjesë e formacionit apo jo (qesh).
Ndeshja ndaj Çekisë? – Është një ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele shumë të larta. Kanë luajtur në kampionate Europiane dhe Botërore. Ne si skuadër jemi rritur dhe përmirësuar, por duhet të përmirësohemi akoma më tepër. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta. Nedim Bajrami kaloi te Rangers, një kampionat ndryshe dhe kompetitiv që luajnë edhe lojtarë të tjerë, siç është edhe Cerny i Çekisë që është fizik dhe i fortë. Ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe nesër do të kemi një ndeshje shumë të bukur. Përsa i përket sensit të inferioritetit nuk mendoj që ka, jemi dy skuadra të ndryshme. Kemi pasur një periudhë shumë të mirë me Kombëtaren, shkuam në Europian dhe zhvilluan kualifikuese shumë të mira. Ky është rrugëtimi jonë dhe të shohim se si do të ecim.
Si lojtar me Arsenalin keni shënuar një gol kundër Sparta Pragës, çfarë kujtoni nga ajo kohë? – Më jep emocione ajo ndeshje. Ka qenë një ndeshje e bukur. Koha kalon shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim si një dhuratë, për ta jetuar dhe për të bërë mirë. Ka qenë një gol i bukur ai që kam shënuar. Nuk e dija që edhe trajneri i Çekisë ka luajtur në atë kohë. Të dy kemi avancuar në jetën tonë, kemi kaluar në një stad tjetër. E njoh si trajner, ka trajnuar në Japoni, Katar, Francë. Është një trajner i mirë. Besoj se të dy do të donim të luanim në fushë, por jemi pak të vjetër për këtë gjë.
Pragsfida me Çekinë, Bajrami dhe Silvinjo: E vështirë, por
Mesfushori Nedim Bajrami u shpreh para mediave se skuadra jonë e ka përgatitur mirë ndeshjen dhe të gjithë e dinë se çfarë i pret nesër në stadiumin “Epet Arena”. Ndër të tjera, mesfushori kuqezi vlerësoi skuadrën çeke, por nënvizoi se Kombëtarja jonë do të japë maksimumin.
Një vit pas golit në Pragë, si e sheh skuadrën tonë dhe kundërshtarin? – Besoj se goli që kam shënuar është e kaluar, ka kohë. Neser do të jetë një ndeshje ndryshe sepse është një skuadër fizike. E kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe të gjithë djemtë janë gati. Nesër e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë, do të japim maksimumin për të fituar. Rëndësi ka që të mos humbasin pasi e dimë që është një skuadër fizike dhe e fortë në shtëpi.
Mungesat në skuadër, sa gati është ekipi psikologjikisht dhe fizikisht? – Na mungojnë disa lojtarë, por besoj që e gjithë skuadra është gati. Kemi edhe çuna të rinj në skuadër, Tuci, i cili është stërvitur sot me ne dhe e kemi pritur shumë mirë. Nuk ka shumë rëndësi, na mungon Gjimshiti, Broja. Po të gjithë jemi gati dhe do të japim maksimumin nesër për ndeshjen. Do të jetë një sfidë e vështirë, sepse janë të fortë në shtëpi. Por do të jemi gati që në minutat e para.
Kush do të ndikojë më shumë nesër faktori psikologjik, apo përgatitja fizike taktike? – Besoj që çdo ndeshje ka peshën e vet. Ne nesër do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin, Edhe në të kaluarën kemi luajtur kundër Çekisë, e njohim kundërshtarin, por nesër do të jetë një sfidë ndryshe dhe besoj që të gjithë djemë janë gati nesër. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë.
Sa shqetësuese është për ju që do të luajmë nesër në transfertë për të fituar grupin? – Besoj se për të fituar grupin, është ende herët sepse ne i marrim ndeshjet me radhën. E shohim nesër, ne do të futemi të japim maksimumin tonë. E dimë që do të jetë e rëndësishme, sepse ata nuk na kanë harruar dhe jemi përgatitur shumë mirë për nesër.
Si e shikon ndeshjen nesër? – Jemi një skuadër e fortë dhe individualisht jemi të mirë. Më e rëndësishmja nesër është të futemi mirë në fushë. Çekia në shtëpi është skuadër e fortë dhe minutat e para do të jenë të vështira. Ne jemi gati dhe të shohim se çfarë do të ndodhi nesër.
A pret që kjo ndeshje të jetë e ngjashme si më parë? – Besoj se nesër do jetë më ndryshe, sepse ata luajnë në shtëpi. Ne e dimë se çfarë na pret nesër, të gjithë jemi gati. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe siç e thashë më parë, çekët janë një skuadër fizikisht e fortë, që bëjnë shumë presion në lojë.
Tuci dhe Laçi luajnë në “shtëpin” e tyre “Epet Arena”? – Nuk kemi folur shumë për këtë temë. E di që luajnë në këtë stadium, te ne ka qenë një atmosferë shumë e mirë për të gjithë skuadrën.