Pritë në hyrje të vilës, 28 plumba ndaj kunatit e dy djemve, kush janë armiqtë e Bejtjes: Nga Ramazan Raja te Durim Bami

Date:

- Advertisement -

Atentati i ndodhur dje në mesnatë ndaj Gentjan Bejtjes një eksponent i njohur i botës së krimit në fshatin Larushk të Krujës, ka tronditur vendin. 20 plumba automatiku, janë lëshuar mbi automjetin ku ndodhej Ramazan Sino (vëllai i gruas) që humbi jetën dhe dy djemtë e Bejtjes të moshës 13 dhe 10 vjeç.

Autorët kanë zënë pritë pranë banesës së Bejtjas, ku sapo është shfaqur makina e tij, kanë hapur zjarr, duke vrarë në vend drejtuesin e makinës Ramazan Sino dhe plagosur dy fëmijët e mitur. Shënjestra dyshohet se ka qenë në makinë pork a zbritur disa metra larg shtëpisë. Autorët kanë pasur informacione se ai ka qenë në Shqipëri dhe janë përgatitur për atentatin e tretë.

Në vendin e krimit policia kriminale ka sekuestruar plot 28 gëzhoja automatiku, të cilat tashmë janë çuar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar nëse janë qitur nga e njëjta armë dhe nëse ka elemntë të gjurmëve të gishtave.

Bejtja i shpëton një atentati për herë të tretë. Ai ka qenë një ish-punonjës i Policisë së Fushë-Krujës, që më pas është implikuar në disa ngjarje kriminale të rënda.

Bejtja është një emër i njohur për policinë. Ai ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt. Miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në Shkurtin e vitit 2015, filloi të futej në rrethin e armiqve.

Hera e parë që kanë tentuar ta vrasin ka qenë në 2016 kur i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë. Edhe më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

Mes kundërshtarëve të tij në zonën e Fushë-Krujës, policia rendit Durim Bamin, Ramazan Rajën, Mariglen Hakën.

Bami dhe Haka, ditën e sotme janë shoqëruar në polici ku aktualisht po meren në pyetje./Express/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...