Ditën e djeshme në fshatin Shetaj, te Kepi i Rodonit në Durrës u regjistrua një sherr mes disa banorëve dhe përfaqësues të Kishës Katolike. Një ditë pas ngjarjes, sot u arrestua Mark Frroku dhe 3 persona të cilët u përfshinë në sherrin për ccështje pronësie.
Frroku dhe të tjerët u hoqën si përfaqësues të Kishës dhe nisën rrethimin e pronës, por u përballën me banorët. Konflikti nisi me grushte, vijoi me përdorimin e sendeve të forta dhe degradoi me përdorimin e armës.
Ndërkohë sot, përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për News24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës. Sipas saj ata nuk janë autorizuar nga Kisha dhe se kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.
Kisha Katolike:
S’janë të autorizuar nga ne, donin të përfitonin.