Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të projektit të ndërtimit të Akademisë së Manchester City në qytetin e Durrësit.
“Projekt ideja e Akademisë së Manchester City-t në Durrës”, shkruan Rama në “Facebook”.
Ky projekt u zbulua për herë të parë nga kryeministri Edi Rama gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku madje u firmos edhe marrëveshja ku ishte e pranishme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.
Asoj kohe kryeministi tha se projekti nuk do të jetë thjesht një stadium, por një qendër me atraksione që do e kthejnë Durrësin në një destinacion të talenteve të reja.
“Nuk është thjesht një stadium, por qendër e re e qytetet ku synimi është te kemi kushtet optimale për të pasur një qendër plot jetë 24/7, ku të këtë atraksione për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë Durrësin. Do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai në Korçë, kemi pasur 3 alternativa interesante por për të zgjedhur vetëm njërën prej tyre. Dua të uroj të gjithë ata që morën pjesë, veçanërisht finalistët që i angazhuan kohë këtij projekti, miqtë që kanë pranuar ftesën tonë për të na ndihmuar në këtë vendimmarrje”, tha Rama.