Valter Bami është arrestuar mbrëmjen e sotme në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja.
Bashkë me të janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas policisë, Bami është shoqëruar për herë të dytë, pasi në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Konretisht Bamit i janë gjetur mbetje baruti.
Në dëshminë e parë ai deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë. Deri me tani akuzën e ka për armëmbajtje deri në momentin që do i gjenden prova më të forta për ta fajësuar për atentatin.