“Pse u largua nga Shqipëria”/ Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kthye në mit. Asgjësoi rrethin e Aldo Bares

Date:

- Advertisement -

Artan Hoxha ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Haxhiu ishte kthyer në një “mit”, me lidhje shumë të fuqishme edhe me autoritetet.

“Laert Haxhiu ka patur lidhje shumë të forta. Nëse e lejon policin të ndajë para për kanabisin me këta, mos prit ta kapin.

Ky nuk largohej nga Shqipëria. Përveç kohës pas Covidit, kur u goditën dy njerëz të afërt të tij. Ky është bërë personazh shumë i rëndësishëm.

Myzeqeja është prodhues kryesor bujqësor dhe ka biznese të jashtëzakonshme. Nuk funksionoje dot, nëse nuk kishte pikë kontakti. Nëse kishe emrin e këtij, merrje paprekshmërinë. Ai goditi dhe asgjësoi rrethin e Aldo Bares. Kush nuk largohej, i vendosnin eksplozivë dhe largoheshin.

Gjithë kjo kohë e gjatë, qëndronte në kërkim. Ai u kthye në mit. Kur u kap në Greqi, u duk shumë e çuditshme.

Pasqyra, apo grafia që na kanë dhënë sot, janë krime që kanë të gjithë gamën e kodit penal brenda”, deklaroi Hoxha.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...