Nuk dihet ç’do të bëhet me fatin e Zhaklin Lekatarit dhe Arbër Hajdarit si opinionistë të “Big Brother VIP”, pas përplasjeve të shumta që patën me konkurrentët këtë edicion të dytë. Arbëri ka deklaruar se nuk do të jetë më opinionist në BBV3, ndërsa Zhaklinës ia ka qejfi të jetë sërish.
Por publiku kërkon fytyra të reja në poltronin e opinionistëve të reality shoë-t dhe njëri prej ish-banorëve ka shprehur dëshirën për ta zënë këtë pozicion.
E kemi fjalën për gazetarin Bledi Mane, që ishte konkurrent brenda shtëpisë dhe shkaktoi jo pak polemika në rrjet me qëndrimet e tij për situatat dhe banorët.
Ai e shprehu këtë dëshirë gjatë një interviste për “Pushime On Top”.
“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurrent i fortë me Kristin mesa po shoh”, tha Mane.