Punëtorët nga Sri Lanka të kënaqur në Shqipëri: Marrim 400-600$

Date:

- Advertisement -

Në Vlorë disa prej hoteleve turistike janë dorëzuar përballë nevojës për punëtorë, duke marrë krah pune nga vendet e Azisë Jugore. Djemë të rinjë që kanë lënë vendlindjen e tyre për të punuar në Shqipëri, si një mundësi e mirë për të mbajtur familjet në shtetet e tyre të varfëra. Operatorët turistik në Vlorë dhe Rradhimë kanë punësuar të huaj nga Sri Lanka, Turqia apo Nepali.

Të joshur nga vlera e dollarit, që në vendet e tyre ka kurs këmbimi më të lartë, punëtorët pranojnë të kalojnë disa muaj në Shqipëri. Kryesisht ata janë fokusuar në mirëmbajtjen e hoteleve, duke pastruar, sistemuar ngarkesat e furnizimeve të ndryshme.

“Jam 23 vjeç, vij nga Sri Lanka, do të punoj 6 muaj dhe do të kthehem në vendlindje, kam prindërit dy vëllezër dhe një motër. Paga është e mirë 400 dollarë në muaj, në Sri Lankë ekonomia është shumë e dobët. Kushtet këtu janë të mira”, tha një i ri.
“Jam nga Sri Lanka dhe zgjodha të vij për të punuar për rrogën, 600 dollarë është mirë. Punoj në pastrimin e hotelit. Është hera e dytë në Shqipëri, kam qenë në Tiranë më parë, tani në Vlorë. Është i thjesht edhe komunikimi pasi të gjithë flasin anglisht”, tha një i ri tjetër.
Menaxherët e hoteleve thonë se punëtorët e huaj janë njerëz të mirë dhe punojnë. Madje ata vijnë të përgatitur duke folur anglisht, gjë që i ndihmon në komunikim. Ndërkohë sa i përket të rinjve shqiptarë, menaxherët thonë se ata nuk kanë dëshirë të punojnë dhe se të gjithë po largohen. Numri i punëtorëve të huaj pritet të shtohet në fillim të muajt qeshor dhe bizneset bregdetare nuk po ngurojnë t’i punësojnë ata.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...