Një pushuese nga Kosova ka denoncuar shërbimin e keq nga stafi i anijes Pasha Vip, në Sarandë. Ajo shkruan për JOQ se ka paguar biletën për udhëtimin në anije 25 euro personi, bashkë me bashkëshortin e saj dhe 97 persona të tjerë.
Pushuesja thotë se janë nisur për në gjirin e Kakomesë 1 orë me vonesë dhe kur kanë shkuar në Kakome, stafi i anijes u ka thënë pushuesve se do të qëndrojnë vetëm 2 orë në këtë vend duke dalë jashtë parashikimeve të marrëveshjes që ishte bërë në fillim para nisjes.
Veç të tjerave, pushuesja thotë se kur kanë qëndruar në Kakome, kanë ndenjur në temperatura të larta pa çadra, pa ushqim dhe për këtë janë fyer nga mungesa e shërbimit. Pushuesja thotë se ka bërë një denoncim edhe tek inspektorati kryesor dhe pret të merren masa ndaj stafit të anijes Pasha Vip, pasi sipas saj, po grabisin pushuesit.
Qytetarja:
“Jam pushuese nga Kosova, sot dite e diel date 6 gusht, vendosem qe te vizitojme gjirin e Krorez, guiden qe ofrojne disa nga anijet ketu ne breg detin e Sarandes me sakte te shetitorja e Sarandes.
Paguam bileten 25 euro per person, 40 min para nisjes ishim aty, ne kohen kur ishte nisja 10:15 minuta nuk eshte nisur, por nje ore me vones. Kur arritem ne Kakome pas 10 minutave te qendrimit, u ofruam per te levizur ne vend tjeter ku ishte e parapare, dolen personat e anijes than se ketu do qendeojme 2 ore e pastaj do ikim, te gjithe vizitoret 100 sa ishim reaguam se si keshtu nuk ishte marrveshja, kerkuam te na kthejne ne Sarand pasi qe nuk ishte e mundur qe sipas tyre ka erera, qe nuk ishte ashtu siç e pershkruanin ata.
Ne duke insistuar per te na kthyer ne Sarand sepse aty ku ishim nuk kishte as çadra dhe nga vapa-temperaturat e larta ishte e pamundur qendrimi direkt ne diell. Zotrinjet e anijes u drejtonin me ton agresiv duke na thene se smundemi te ju dergojme ne Krorez qendroni ketu beni plazh ketu. Na moren leket na mashtruan dhe nuk na derguan ne vendet per ti vizituar ku bem pagesen e biletes. Une -bashleshorti dhe 97 persona te tjere u mashtruam u ndjem te fyer dhe na mbajtene ore te tera ne diell pa mbrojte çadre pa ushqim. Ju lutemi ndermerrni masa ndaj ketyre bandave qe plaçkisin pushuesi. Ata njerez mund te bejne veprime edhe me te renda ndaj vizitoreve kur jane ne dore te tyre ne mes te detit.
Anija ishte me emrin Pasha Vip Ju lutemi beni kujdes mos rrezikoni jeten tuj dhe mos e jepni besimin tuj ne njerez te pabese! Jemi te fyer te zhgenjyer jo per te hollat- leket por per trajtimin qe benin ndaj pushuesve. Kete rast e kam percjell edhe te inpektoriati kryesor. Por edhe te cabel 1 ne gjermani ku ata kane fillu me u marre me rastin.