Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” organizoi një festë beqarie për Luiz Ejllin në shtëpinë e BBV, ku këngëtarit i dërguan disa striptiste të cilat dhuruan performanca të nxehta. Mirëpo gjatë festës u panë të argëtoheshin banorët, ndërsa Kristi u pa duke flirtuar me njërën prej tyre.
Teksa kanë kërcyer me lëvizje provokuese, në një moment Kristi dhe balerina u puthën në buzë. Pas përfundimit të festës ai la takim me balerinën, pasi të mbarojë spektakli. Sot Dea e ka ngacmuar Kristin duke i thënë: “Vetëm ti u puthe të tjerët vetëm kërcyen”.
“Nuk e putha unë se nuk ndodhi ndonjë gjë, isha unë duke kërcyer me këtë gocën dhe ajo u kthye dhe po bënte si tëerk po ajo nuk e mbante dot balancën e trupit”, u përgjigj Kristi duke qeshur.